Drejtoria Komunale e Arsimit ka ndërmarrë intervenime të rëndësishme në hapësirat e institucioneve shkollore, me qëllim të rritjes së sigurisë për fëmijët, jo vetëm gjatë orarit mësimor, por edhe jashtë tij. Këto ndërhyrje përfshijnë përmirësime infrastrukturore, hapsirat sportive që synojmë një mjedis më të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë nxënësve që të tregojnë kujdes dhe respekt ndaj hapësirave publike, veçanërisht atyre shkollore. Këto ambiente janë të përbashkëta dhe të dedikuara për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithëve – andaj është përgjegjësi e përbashkët t’i ruajmë dhe t’i mirëmbajmë ato, që të parandalojmë lëndimet nga vetë nxënësit.