Komuna Hani i Elezit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë vazhduar bashkëpunimin për dhurimin e gjakut, si dhe me mbështetje të Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit.
Pjesë e aksionit ishin qytetarët, zyrtarët publik të komunës përfshirë të parin e Komunës së Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi. Një aksion i tillë është cilësuar si akt fisnik dhe i rëndësishëm për komunitetin.
Dhurimi i gjakut dhe ndërgjegjësimi rreth dhurimit vullnetarë të gjakut është një shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit, prandaj Komuna Hani i Elezit me drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vazhdon të jetë bashkëpunëtorë i institucioneve dhe organizatave që promovojnë dhurimin vullnetar të gjakut.
Në dhurimin e gjakut morën pjesë 123 qytetarë dhe interesimi u shpreh për vazhdimësi për organizimin e aktiviteteve të tilla.