Gruaja shqiptare është një figurë e fuqishme, e qëndresës dhe sakrificës, e cila për shekuj me radhë ka qenë shtylla e familjes, mbështetësja e burrit, edukatorja e fëmijëve dhe ruajtësja e traditave dhe vlerave kombëtare.
Historia jonë është e mbushur me emra të grave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë shqiptare. Nga heroinat si Shote Galica, që luftoi me armë në dorë për lirinë e kombit, te Nënë Tereza, simboli i mëshirës dhe humanizmit në mbarë botën, gruaja shqiptare ka dëshmuar se forca e saj nuk matet vetëm me muskuj, por me shpirtin e palëkundur dhe dashurinë e saj të pakushtëzuar për familjen dhe atdheun.
Në ditët e sotme, imazhi i gruas shqiptare është një harmoni mes traditës dhe modernitetit. Ajo është lidere në politikë, shkencë, ekonomi, kulturë, sport, inxhinieri, e në çdo fushë, duke dëshmuar se vendi i gruas nuk është vetëm në shtëpi, por kudo ku vendoset fati i kombit shqiptar. Pa kontributin tuaj, arritjet e shoqërisë tonë do të ishin gjysmake.
Nderim, respekt e mirënjohje për çdo grua shqiptare, në çdo ditë të vitit!