A Smart System for Early Floods Detection and Waste Monitoring in the Lepenec River Basin”
Sot shënuam përmbylljen e projektit, një iniciativë me rëndësi të veçantë për avancimin e monitorimit mjedisor, identifikimin e hershëm të rrezikut nga përmbytjet dhe përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në pellgun e lumit Lepenc.
Ky projekt dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar në adresimin e sfidave mjedisore dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Me këtë rast, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për:
Partnerët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë zbatimit të projektit;
Bashkimin Evropian, për mbështetjen financiare dhe kontributin e rëndësishëm në realizimin e kësaj nisme;
Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për mbështetjen dhe bashkëpunimin institucional.
Përmes projekteve të tilla, dëshmojmë se bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësorë për mbrojtjen e mjedisit, rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për komunitetet tona.
Bashkëpunimi ndërkufitar, përgjegjësia e përbashkët dhe zhvillimi i qëndrueshëm mbeten prioritete në punën tonë