Rreth 24 anëtarë të Shoqatës HANDIKOS nga Hani i Elezit kanë përfituar qëndrim shtatëditor për rehabilitim në Banjën e Kllokotit, me financim nga Komuna e Hanit të Elezit, në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë institucion.
Përkujdesja, solidariteti dhe krijimi i mundësive për mirëqenie janë vlera që duam t’i dëshmojmë çdo ditë me vepra konkrete.
U dëshirojmë të gjithëve shëndet, momente të bukura dhe qëndrim sa më të këndshëm