Komuna e Hanit të Elezit ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në koncertin e përbashkët festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, të organizuar në bashkëpunim me Ansamblin “Emin Duraku” – Shkup dhe ShKA “Sharri” – Hani i Elezit.
Nën moton “Kur Festa na Bashkon”, ky aktivitet sjell para publikut vlerat e kulturës, traditës, këngës dhe valleve tona shqiptare, duke shënuar së bashku festën më të rëndësishme kombëtare.
📅 27 Nëntor 2026 🕟 Ora 16:30 📍 Qendra e Kulturës “Imri Curri” – Hani i Elezit
Ju mirëpresim të festojmë së bashku, në frymën e bashkimit, krenarisë dhe dashurisë për kombin!
Gëzuar 28 Nëntori!