Me ftesë të z. Ali Tiryaki, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në institucionin arsimor GULISTAN, së bashku me drejtuesit e shkollave të Hanit të Elezit, realizuam një vizitë në International School of Prishtina (ISP) dhe shkollën Mehmet Akif në Lipjan.
Gjatë vizitave u njohëm nga afër me infrastrukturën shkollore, praktikat bashkëkohore të mësimdhënies, sistemin Smart Kids, programin Character Education dhe programin e orientimit në karrierë.
Në fokus të takimeve ishte shkëmbimi i përvojave dhe identifikimi i mundësive për bashkëpunim të mëtejmë, me interes të veçantë krijimin e mundësive që nxënësit e dalluar të komunës sonë të përfitojnë bursa studimore në këto institucione.
Falënderojmë z. Ali Tiryaki dhe drejtuesit e institucioneve për mikpritjen, prezantimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Bashkëpunimi ndërinstitucional krijon mundësi të reja për cilësi më të mirë në arsim dhe perspektivë më të mirë për nxënësit tanë.