Sot, së bashku me përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, bëmë homazhe dhe përkujtuam Masakrën e Bllacës, një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë sonë.
Më 16 nëntor 1944, forcat partizane të Brigadës XVI jugosllave vranë 111 civilë shqiptarë në fshatin Bllacë të Shkupit, ndërsa në vendin e quajtur Dheu i Bardhë, në Han të Elezit, u pushkatuan mbi 60 bllacjanë.
Përmes pllakës përkujtimore, të vendosur në këtë vend, nderojmë kujtimin e viktimave dhe ruajmë dëshminë e kësaj tragjedie për brezat që vijnë.
Kujtimi për viktimat e Masakrës së Bllacës është detyrim ndaj historisë, ndaj së vërtetës dhe ndaj brezave të ardhshëm.
Lavdi e përjetshme viktimave të Masakrës së Bllacës!