Sot, isha pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave dhe Qendrave për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në rajonet e Gjilanit dhe Ferizajt.
Ky memorandum ka për qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të strehimoreve për periudhën 2027–2029, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës dhe në nevojë për mbrojtje.
Mbështetja institucionale dhe përgjegjësia e përbashkët janë thelbësore për të siguruar që asnjë grua apo fëmijë që përballet me dhunë të mos mbetet pa strehim, mbrojtje dhe përkrahje.
Mbrojtja e grave dhe fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore