Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2026
Këshilli për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3. Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani.
Për gjendjen përgjithshme të sigurisë në KKSB raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Toger Nuhi Dema, Komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit, gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë gjatë kësaj periudhe raportuese e vlerësoi si të mirë dhe pa ndonjë shqetësim të veçant.
Sipas z.Dema gjatë muajëve Shtator dhe Tetor kemi pasë gjithse 11 raste të raportuara për dallim nga periudhe e njejtë e vitit 2025 kur kemi pasë 11 raste të raportuara. Këto raste nuk kanë cenuar rendin dhe qetësin publike.
Edhe nga pjestarët e FSK-së prezent në takim gjendja e përgjithshme e sigurisë u vlerësua si e mirë dhe stabile.
Edhe anëtarët e tjerë të KKSB-së kontribuan me diskutimet e tyre me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunë.