Sot u bë shpërndarja e 65 pajisjeve inovative bujqësore, përkatësisht motokultivatorëve me freza për 65 fermerë përfitues, në kuadër të projektit të bashkëfinancuar nga Komuna e Hanit të Elezit dhe LAB – Laboratori për Aktivitete të Biznesit.
Kjo mbështetje synon lehtësimin e punës së fermerëve dhe rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese.
Falënderoj LAB-in për bashkëpunimin dhe uroj fermerët përfitues për suksese në punën e tyre!
Bashkë për zhvillimin e bujqësisë në Han të Elezit