Komuna e Hanit të Elezit, në bashkëpunim me SHARRCEM, organizon një aktivitet të veçantë në kuadër të Tetorit Rozë, me qëllim të informimit, diskutimit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në këtë aktivitet do të kemi nderin të mirëpresim ish-Presidenten e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, znj. Nafije Latifi, si dhe radiologen znj. Shkëndije Nuza, në një panel diskutimi kushtuar përvojave, sfidave dhe rëndësisë së mbështetjes për gratë.
E hënë, 26 tetor 2026
Ora 11:30 – Ecje solidarizuese
Ora 12:00 – Shtëpia e Kulturës “Imri Curri”, Hani i Elezit