Përmirësimi i infrastrukturës sportive – investim në shëndetin dhe zhvillimin e të rinjve!
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Hanit të Elezit po vazhdon me përkushtim punën për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive në hapësirat e shkollave tona.
Në kuadër të punëve të realizuara, janë përmirësuar dhe funksionalizuar hapësirat sportive pranë shkollave fillore, me ndërhyrje konkrete në të gjitha sallat e sportit pranë shkollave:
SHFMU “Ilaz Thaçi”
• Rregullimi i çatisë së sallës së sportit, e cila ishte dëmtuar nga breshëri në vitet e kaluara;
• Rregullimi i hapësirave të brendshme të sallës;
• Ndërrimi dhe përmirësimi i ulëseve në tribunat e sallës;
• Rregullimi i ndriçimit artificial;
• Rregullimi dhe ripërtëritja e vijave të fushës në dysheme.
SHFMU “Kështjella e Diturisë”
• Rregullimi i pajisjeve të sistemit të ngrohjes, i cili furnizon me ngrohje edhe sallën e sportit;
• Vendosja e ulëseve statike për shikuesit.
SHFMU “Veli Ballazhi”
• Rregullimi dhe përmirësimi i ndriçimit artificial të sallës;
• Vendosja e ulëseve statike.
Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë ambiente më të sigurta, më funksionale dhe më të përshtatshme për nxënësit, sportistët dhe të gjithë të rinjtë e Komunës së Hanit të Elezit.
Investimi në sport është investim në shëndet, disiplinë, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë.
Punë konkrete, hapësira më të mira, më shumë mundësi për sport!