Me kënaqësi ju njoftoj se, falë donacionit të Kontingjentit Ushtarak Italian, Qendra Multifunksionale e Kulturës “Imri Curri” është pajisur me një gjenerator të ri me kapacitet prej 120 kW.
Shpreh mirënjohjen time të veçantë për Kontingjentin Ushtarak Italian për këtë donacion të rëndësishëm, i cili do të sigurojë funksionimin e pandërprerë të qendrës dhe krijon kushte më të mira për të gjithë përdoruesit e saj.
Kjo qendër shërben si hapësirë e përbashkët për aktivitete të OJQ-ve sportive, rinore e kulturore, pensionistëve, Shoqatës Handikos, shoqatave të dala nga lufta, si dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Faleminderit për mbështetjen dhe kontributin e drejtpërdrejtë në shërbim të qytetarëve tanë!