Dje, mirëprita themeluesin e Creative Hub Kosova, Bojan Koskarov, dhe udhëheqësen për Zhvillim dhe Marketing, Arlinda Kaloshi në një takim i cili synon bashkëpunimet e reja në mes këtyre dy institucioneve.
Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për donacionin e Creative Hub për shkollat e komunës , si dhe u prezantua mundësia për 3 bursa të plota amerikane, në vlerë prej 7,500€, për të rinj të talentuar nga komuna.
U diskutuan gjithashtu mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe zhvillimit profesional, me synim konkretizimin e tyre gjatë vitit 2027.
Më shumë mundësi, më shumë dije, më shumë investim në të ardhmen e të rinjve tanë.