Sot, bashkë me komunat e Kosovës, edhe nga Komuna e Hanit të Elezit ngritëm zërin për qytetarët tanë.
Në protestën e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kërkuam atë që është e drejtë dhe e domosdoshme: respektimin e autonomisë lokale, mbrojtjen e buxheteve dhe kompetencave komunale dhe trajtim të barabartë nga niveli qendror.
Kërkuam kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, përmbushjen e obligimeve nga kontratat kolektive, rikthimin e mjeteve të shkurtuara, financim të drejtë për investimet kapitale dhe krijimin e Grantit të Katërt.
Sepse çdo pengesë ndaj komunave është pengesë ndaj qytetarëve. Buxheti i komunës është buxhet i qytetarit, ndërsa zhvillimi i komunës është zhvillim për të gjithë.
Sot ishim bashkë, pa dallime partiake, për të mbrojtur interesin e komunave dhe qytetarëve që na kanë besuar.
Komunat nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë të drejtën për të punuar dhe për t’u shërbyer qytetarëve.
Për komuna më të fuqishme. Për qytetarë më të mirëshërbyer. Për Kosovën