Të dashur qytetarë,
Të martën, më 1 shtator, nga ora 11:00, komunat e Kosovës do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur kompetencat kushtetuese dhe ligjore të pushtetit lokal.
Për vite me radhë, komunat janë rënduar financiarisht nga obligimet e Kontratave Kolektive, duke marrë miliona euro nga buxhetet që do të duhej të investoheshin në rrugë, shkolla, çerdhe, shërbime publike dhe projekte për qytetarët.
Në të njëjtën kohë, po tentohet të kufizohen edhe kompetencat e komunave.
Komunat janë më afër qytetarit dhe duhet të fuqizohen, jo të dobësohen.
Më 1 shtator, zëri i komunave duhet të dëgjohet!
Për kompetencat, për buxhetet dhe për qytetarët tanë