Në nderim dhe përkujtim të 15 dëshmorëve të Komunës së Hanit të Elezit, u organizua një manifestim përkujtimor dhe kulturo-artistik, në bashkëpunim me SHKA “Sharri”, me qëllim të nderimit dhe lartësimit të emrave të tyre.
Me respekt e mirënjohje të përjetshme kujtojmë: Gafurr e Driton Loku, Izet Bushi, Veli Ballazhi, Xhemsedin Suma, Nuri Bushi, Imri Curri, Imer Vila, Suad Brava, Ilaz Thaçi, Qemal Thaqi, Baki Krasniqi, Elham Curri, Nehat Curri dhe Ramadan Shyti.
Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e trojeve shqiptare, duke u bërë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë të përbashkët.
Lavdia u takon dëshmorëve të kombit, respekti çlirimtarve