Këshilli për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3. Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani.
Për gjendjen përgjithshme të sigurisë në KKSB raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Për gjendjen e përgjithshme të siguris në teritorin e Komunës së Hanit të Elezit raportoi z.Nuhi Dema Komandant i stacionit Policor në Han të Elezit.
Sipas z.Dema gjatë kësaj kohe kemi pas numër të shtuar të rasteve të raportuara. Deri sa në Korrik të vitin 2025 kemi pas 10 raste këtë vit kemi 23 ndërsa për muajin Gusht të vitit 2025 kemi 13 raste këtë vit kemi 16 raste
Nga Policia e Vijës së gjelbër raportoi z.Afrim Mustafa i cili raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të gjendjes së sigurisë në kufirin shtetëror.
Sipas z.Mustafa janë raportuar gjithsej 6 raste pa ndonjë incident që rrezikon sigurinë e zonës kufitare.
Në interes të sigurisë së përgjithshme të komunës së Hanit të Elezit, anëtarët e KKSB-së trajtuan edhe qështje tjera aktuale në komunë