Sot, në ambientet e Banjës së Kllokotit, nënshkrova Marrëveshje Bashkëpunimi me përfaqësuesen e këtij institucioni, për të mundësuar mbështetje konkrete për grupet e margjinalizuara dhe individët në nevojë nga Komuna e Hanit të Elezit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Hanit të Elezit do të subvencionojë një numër të caktuar të anëtarëve apo individëve nga këto kategori, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimet dhe trajtimet që ofron Banja e Kllokotit.
Besoj se mbështetja e qytetarëve që kanë nevojë për përkujdesje dhe përkrahje të veçantë është përgjegjësi e jona institucionale. Prandaj, si Komunë, do të vazhdojmë të krijojmë bashkëpunime dhe mundësi konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.