Me nder dhe respekt, mora pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Radushë.
Ky përvjetor është një moment i veçantë për të kujtuar me mirënjohje dhe respekt të gjithë ata që kontribuuan në radhët e kësaj brigade, si dhe për të nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe të drejtat kombëtare.
Në këtë ditë përkujtimore, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për sakrificën, guximin dhe përkushtimin e të gjithë atyre që ishin pjesë e rrugëtimit të Brigadës 115.
Lavdi dëshmorëve dhe nderim për të gjithë kontribuuesit e Brigadës 115