Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me SHARRCEM, ju njofton se duke filluar nga java e ardhshme, në QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” do të ofrohen shërbime specialistike nga:
Dr. Fadil Gashi – Pediatër
* Çdo të enjte: 15:30 – 19:30
* Çdo të shtunë: 09:00 – 13:00
Dr. Nazmije Bushi – Radiologe
* Çdo javë, duke filluar nga dita e enjte, nga ora 08:30.
Shërbimet radiologjike që do të ofrohen përfshijnë:
* Ultrazërin e qafës dhe gjëndrës tiroide;
* Ultrazërin e gjirit;
* Ultrazërin e abdomenit dhe pelvikut;
* Ultrazërin e regjioneve të nyjeve limfatike;
* Leximin e radiografive (RTG) çdo ditë.
Rezervimi i termineve për të dy specialistët bëhet çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në ora 16:00, fizikisht në sportelin e QKMF-së.
Mbetemi të përkushtuar për zgjerimin e shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e kujdesit ndaj qytetarëve tanë