Sot, në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Qemal Thaçi, së bashku me familjarë të dëshmorit, drejtorët e ekzekutivit komunal, përfaqësues të legjislativit, zyrtarë komunalë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të tjerë, bëmë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës, për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij për lirinë e atdheut.
Qemal Thaçi ishte një luftëtar i vendosur dhe pjesëmarrës në tre luftërat për liri të shqiptarëve, duke lënë pas një shembull të përhershëm të guximit, atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare.
Për mua dhe për institucionin që udhëheq, nderimi i dëshmorëve dhe ruajtja e kujtimit për veprën e tyre është detyrim i përhershëm.
Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin gëzojmë lirinë dhe ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë.
Lavdia u takon të rënëve për liri!
Respekti çlirimtarëve!