Oda Ekonomike të Kosovës, Caritas Switzerland, ne bashkepunim me Komunat e Ferizajt,Kaçanikut,Shtimes,Hanit të Elezit dhe Komunën e Shtërpcës, organizojnë takimet B2B Kosovë – Diasporë, me qëllim të krijimit të partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve vendore dhe bizneseve të diasporës.
Ky aktivitet synon të nxisë bashkëpunimin ekonomik, të krijojë mundësi për investime, shkëmbim përvojash dhe zhvillimin e partneriteteve të qëndrueshme biznesore.
📅 Data: 07 Gusht 2026
🕘 Ora: 10:00
📍 Lokacioni: Marigo Resort, Jezerc – Ferizaj
Ftohen të gjitha bizneset e diasporës me prejardhje nga rajoni i Ferizajt, përkatësisht nga komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë, të interesuara për bashkëpunim, investime apo zgjerim të aktiviteteve të tyre në Kosovë, që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.
Konfirmimi i pjesëmarrjes është i obliguar dhe duhet të bëhet përmes e-mailit në: komunahaniielezit@gmail.com, jo më vonë se 31.07.2026.