Një vepër me vlerë për Gorancën, banorët e zonës dhe gjithë vizitorët e parkut te Pishat në Gorancë.
Sot pata kënaqësinë të jem në Gorancë, ku përfundoi me sukses hapja e një bunari në parkun te Pishat, një iniciativë e realizuar falë vullnetit dhe kontributit të bashkëbendasit tonë, Haxhi Qazim Brava.
Komuna e Hanit të Elezit e mbështeti këtë nismë, ndërsa rezultati është shumë inkurajues, uji u gjet në thellësi prej 84 metrash, duke krijuar një burim të ri me rëndësi për këtë hapësirë.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Haxhi Qazim Bravën për këtë gjest bujar dhe për gatishmërinë e tij për të kontribuar në të mirën e komunitetit. Shembuj të tillë tregojnë se kur bashkëpunojnë qytetarët dhe institucionet, arrihen rezultate konkrete që i shërbejnë të gjithëve.
Do të vazhdojmë të mbështesim çdo iniciativë që përmirëson jetën e qytetarëve dhe zhvillon hapësirat tona publike