Sot, me respektin dhe nderimin më të lartë, përkujtuam 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Suad Brava, një ndër bijtë më të guximshëm të Hanit të Elezit dhe Kosovës, i cili në moshën vetëm 17-vjeçare dha jetën për lirinë e atdheut.
Suad Brava, pas arrestimit dhe torturave nga forcat serbe, u mbajt në burgjet e Prishtinës dhe Lipjanit, për t’u transferuar më pas në Burgun famëkeq të Dubravës, ku më 22 maj 1999 ra heroikisht gjatë masakrës ndaj të burgosurve shqiptarë. Sakrifica e tij mbetet dëshmi e çmimit të madh që populli ynë pagoi për liri dhe kujtesë e përhershme për brezat që vijnë.
Me këtë rast, bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, duke nderuar jetën, veprën dhe idealin e tij për Kosovën e lirë.
Po ashtu, në orën e parë të mësimit në shkollat e komunës, mësimdhënësit ligjëruan për jetën dhe veprën e dëshmorit Suad Brava, me qëllim që brezat e rinj të njohin dhe të mos harrojnë sakrificën sublime të dëshmorëve tanë