Në kuadër të projektit “A Smart System for Early Floods Detection and Waste”, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA III, Komuna e Hanit të Elezit ka pranuar dy automjete pune, të cilat do të shërbejnë për forcimin e kapaciteteve tona në menaxhimin e mjedisit dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Automjeti i parë, vetura Isuzu BTF, do të mbetet në shfrytëzim të Komunës së Hanit të Elezit për nevojat dhe aktivitetet komunale në kuadër të projektit.
Ndërsa automjeti i dytë, furgoni Opel Movano, i është dhuruar NPL “Pastrimi”, përmes marrëveshjes së nënshkruar sot me Drejtorin Ekzekutiv të ndërmarrjes, z. Hiriman Kuka, me qëllim të rritjes së kapaciteteve operative dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunës sonë dhe projekteve që kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin më efikas të mbeturinave dhe zhvillimin e shërbimeve publike në Han të Elezi