Përkujtohet 27-vjetori i “Bllacës ‘99”, simbol i tragjedisë dhe njëkohësisht dëshmi e qëndrueshmërisë shqiptare.
Në prill ndodhi Holokausti shqiptar, ku mbi 440 mijë shqiptarë nga e gjithë Kosova u detyruan dhunshëm të largohen nga trojet e tyre, duke lënë gjithçka pas dhe pa e ditur fatin që i priste gjatë rrugës me tren drejt Bllaca.
Bllaca u kthye në simbol të vuajtjes kolektive shqiptare – një hapësirë e mbipopulluar, me kushte çnjerëzore, pa infrastrukturë bazike, ku mijëra familje qëndruan për ditë e javë të tëra nën qiell të hapur. Aty mungonin ushqimi, uji, kujdesi shëndetësor dhe çdo element i jetës normale, ndërsa pasiguria dhe frika për të ardhmen ishin të përditshme. Megjithatë, përkundër dhimbjes dhe sfidave, Bllaca u bë edhe dëshmi e qëndrueshmërisë, solidaritetit dhe forcës së popullit shqiptar për të mbijetuar dhe për të mos u dorëzuar.
Nderimi iu takon të rënëve për liri, respekt çlirimtarëve!