Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e ekspozitës së punimeve të nxënësve të shkollave fillore në Komunën e Deçanit, e shoqëruar me një program të pasur artistik, të organizuar në përkujtim të 24 Marsit – Epopesë së Dukagjinit, një datë që na rikujton sakrificën dhe rrugëtimin tonë drejt lirisë.
Në emër të Komunës së Hanit të Elezit, ndihem krenar për përfaqësimin e nxënësve tanë, të cilët me vullnetin dhe talentin e tyre u bënë pjesë e kësaj dite përkujtimore së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga Deçani. Përmes artit, kreativitetit dhe interpretimeve të ndjera, ata përcollën mesazhe të fuqishme respekti për historinë tonë dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot.
Kjo pjesëmarrje është dëshmi e bashkëpunimit të mirë ndërkomunal dhe e frymës së unitetit që duhet ta kultivojmë vazhdimisht, sidomos tek gjeneratat e reja. Aktivitetet e tilla nuk janë vetëm artistike, por edhe edukative, sepse i mësojnë fëmijët tanë të mos harrojnë të kaluarën dhe të ndërtojnë me përgjegjësi të ardhmen.
Falënderoj nga zemra nxënësit tanë për përfaqësimin dinjitoz, mësimdhënësit për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, si dhe organizatorët në Deçan për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer