Komuna e Hanit të Elezit njofton qytetarët se ka filluar zyrtarisht procesi i rindërtimit të Kadastrit në Zonën Kadastrale Pustenik – Rezhancë.
Ky projekt paraqet një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme në fushën e administrimit të pronës, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit kadastral, saktësimin dhe përditësimin e të dhënave pronësore, si dhe në forcimin e sigurisë juridike për të gjithë pronarët.
Përmes këtij procesi synohet krijimi i një regjistri më të saktë dhe më të besueshëm të pronave të paluajtshme, duke lehtësuar procedurat administrative për qytetarët dhe duke rritur transparencën në menaxhimin e pronës.
Në kuadër të këtij projekti do të trajtohen:
- Zyrtarizimi i të drejtave pronësore jo kontestimore mbi pronat e paluajtshme;
- Formalizimi i trashëgimive të paregjistruara;
- Zyrtarizimi i shitblerjeve të realizuara përmes marrëveshjeve joformale;
- Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dokumentacionit për legalizim.
Komuna e Hanit të Elezit njofton se të gjitha shërbimet në kuadër të këtij projekti janë pa pagesë.
Në këtë kuadër, ftohen të gjithë qytetarët e zonës të marrin pjesë në takimin informues:
📅 24/03/2026 (e martë)
🕔 Ora 17:00
📍 Salla e Kulturës, Hani i Elezit
Gjatë këtij takimi, qytetarët do të informohen për:
- Planin dhe dinamikën e rindërtimit;
- Rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse;
- Obligimet e operatorit ekonomik;
- Të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve gjatë procesit.
Për më shumë informata, qytetarët mund të vizitojnë: