Këshilli për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3. Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi Nënryetari i Komunës z.Sevdi Dernjanii
Për gjendjen e sigurisë në KKSB raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Rreshter znj.Shyrete Kuqi nga Policia Kufitare raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të rregullave kufitare.
Sipas saj në periudhën raportuese janë regjistruar tre raste të cilat do të trajtohen sipas procedurave të rregullta.
Zyrtari Policorë Leutrim Dernjani nga Stacioni Policor në Han të Elezit në raportin e tij gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Ai tha se përgjatë periudhës raportuese Janar –Shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 15 raste.
Duke u ndërlidhur me gjendjen e sigurisë në Komunë, Nënkryetari i komunës z.Sevdi Dernjani tha se gjatë komunikimit me akterët lokal janë ngritur disa shqetësim si përdorimi i lëndëve narkotike si dhe numri i konsideruaeshëm i kalimeve ilegale të individëve nga zonat e krizë në lindjen e mesme.
Ai tha se këto shqetësime duhet të ngriten edhe në nivel qendrorë
Kurse anëtarët e tjerë të KKSB-së diskutuan edhe çështje të tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.