Kryetari Ballazhi sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në kuadër të projektit “HER FUTURE – E Ardhmja e Saj: Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”
Projekti financohet nga Qeveria Gjermane përmes BMZ dhe zbatohet nga PREDA Plus në partneritet me WEntrepreneur, me mbështetjen e ASB.
Me anë të “Her Future” do të mbështeten 562 përfituese , përmes trajnimeve, mentorimit, pajisjeve për biznese dhe programeve të ndërmarrësisë për vajza të reja, me fokus në zonat rurale dhe komunitetet minoritare.