Në këtë përvjetor të veprës dhe heroizmit të tyre, baba e bir, sot bashkë me familjen e heronjve tanë, me përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, me shokë e miq të Gafurrit, si dhe qytetarë të tjerë, bëml homazhe tek Pllaka Përkujtimore në Paldenicë, e më pas tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Me respekt dhe përulësi nderuam sakrificën e tyre sublime për lirinë e vendit. Gafurri dhe Dritoni do të mbeten përherë simbol i qëndresës dardane dhe i flijimit për atdhe.
Lavdia u takon të rënëve për liri, respekt i përjetshëm çlirimtarëve