Kryetari i Komunës me ftesë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, merr pjesë në manifestimin “Pavarësia dhe Ramazani”, një ngjarje me domethënie të veçantë që bashkon vlerat tona kombëtare dhe shpirtërore.
Sot, me ftesë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, mora pjesë në manifestimin “Pavarësia dhe Ramazani”, një ngjarje me domethënie të veçantë që bashkon vlerat tona kombëtare dhe shpirtërore.
Falënderoj organizatorët për ftesën dhe për organizimin dinjitoz të këtij manifestimi, i cili na rikujton sakrificën për liri dhe rëndësinë e forcimit të besimit, unitetit dhe përgjegjësisë sonë ndaj atdheut.
Urime muajin e bekuar të Ramazanit dhe përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.