Sot prita në takim Komandantin e ri të KFOR-it RC-W, Kolonelin Federico Mora. Ne zhvilluam një bisedë konstruktive mbi çështje me interes të përbashkët dhe eksploruam mundësi për bashkëpunim në fusha të ndryshme, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Han të Elezit.
Gjatë takimit, falënderova kolonelin Federico Mora për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që partnerët ndërkombëtarë i ofrojnë komunës sonë.
Koloneli Federico Mora shprehu vlerësimin për mikpritjen tonë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur dhe lirinë e lëvizjes.
Faleminderit Misionit të KFOR-it në Kosovë për mbështetjen e pakushtëzuar që vazhdojnë t’i japin Hanit të Elezit.