Kryetari Mehmet Ballazhi vizitoi Komunën e Kaçanikut, ku u prita nga Kryetari Sabedin Vishi dhe stafi i tij.
Sot vizitova Komunën e Kaçanikut, ku u prita nga Kryetari Sabedin Vishi dhe stafi i tij. Gjatë takimit biseduam për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Vlerësoj gatishmërinë për bashkëpunim dhe qasjen konstruktive të ekipit të Komunës së Kaçanikut. Takime të tilla janë të rëndësishme për të ndërtuar ura komunikimi dhe për të krijuar iniciativa të përbashkëta që sjellin zhvillim konkret për të dy komunat.