Komuna e Hanit të Elezit, përkatësisht DKRS, shpalli Sportistët dhe Ekipet më të shquara të vitit 2025, duke nderuar arritjet, përkushtimin dhe frymën e jashtëzakonshme sportive.
Falënderojmë secilin sportist dhe ekip për punën e palodhur dhe rezultatet e shkëlqyera, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këto suksese. Një rol të veçantë ka pasur mbështetja e vazhdueshme e komunës përmes subvencioneve, të cilat kanë mundësuar zhvillimin dhe promovimin e sportit në komunitetin tonë.
Më të mirët në volejboll (sipas kategorive):
Hatixhe Bushi, Halisa Topojani, Medina Bushi
Volejboll në rërë:
Lejla Bela, Altina Mici
Më të mirët në futboll:
U9 – Ajan Bushi
U11 – Ekon Dernjani
U13 – Anik Thaqi
U15 – Yll Daci
Shpresa e vitit – Leon Luri
Sporti i mundjes:
Klubi i Mundjes “Dardania”: Blend Fanaj, Erdi Shkreta, Inara Xhoni
Klubi i Mundjes “Sharri”: Blendion Fanaj, Dion Vila
Karate – më të mirët e vitit:
Albesa Dernjani, Rona Vila, Leunora Loku, Sala Koraqi
Ekipi më i mirë shkollor për vitin 2025:
SHML “Dardania”
Projekti “Drejt Malit” (rajonal):
Vendi i parë – nxënësja Rona Bajramaliu
Ekipi më i mirë i vitit 2025:
Grupmosha U13 – Futboll
Po ashtu, me mirënjohje u shpërblyen edhe tifozët “Boys of Border”
Komuna e Hanit të Elezit shpreh falënderim dhe mirënjohje të thellë për të gjitha klubet sportive që veprojnë në komunë, të cilat me përkushtim, disiplinë dhe punë të palodhur kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e sportit, edukimin e brezave të rinj dhe ndërtimin e një komuniteti më të shëndetshëm dhe më të fortë. Me mirënjohje u shpërblyen të gjitha klubet sportive që operojnë në komunë.
Trajneri më i mirë i vitit 2025: Ziber Xhoni
Sportisti më i mirë i vitit 2025: Egzon Xhoni