Njoftohen konsumatorët e Hanit të Elezit se, si pasojë e reshjeve të fundit të shiut, është rritur niveli i turbullirës së ujit. Për këtë arsye, banorët që furnizohen me ujë nga Fabrika e Ujit në Dimcë do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë deri në stabilizimin e gjendjes.
Kompania Bifurkacioni është duke e monitoruar situatën dhe po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
KRU “Bifurkacioni” Sh.A
27.01.2026