Kryetari Mehmet Ballazhi ishte i ftuar në një ngjarje letrare e kulturore për promovimin e librave “Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik” dhe “Udhëtim drejt rrënjëve”, me autorë Dashnim Hebibi dhe Florim Useini.
Më 17 janar 2026, në Bern të Zvicrës, isha i ftuar në një ngjarje letrare e kulturore për promovimin e librave “Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik” dhe “Udhëtim drejt rrënjëve”, me autorë Dashnim Hebibi dhe Florim Useini.
Libri “Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik” i kushtohet ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri, duke pasqyruar kontributin e tij të çmuar në shërbim të mërgatës shqiptare.
Ngjarja u karakterizua nga vlerësimi për punën diplomatike dhe kulturore, si dhe nga rëndësia e librit dhe fjalës së shkruar në ruajtjen e identitetit kombëtar