Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi përkujton Masakrën e Reçakut e cila mbetet një nga dëshmitë më të rënda të krimeve kundër civilëve shqiptarë në Kosovë.
Masakra e Reçakut mbetet një nga dëshmitë më të rënda të krimeve kundër civilëve shqiptarë në Kosovë. Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë mizorisht, vetëm pse ishin shqiptarë dhe kërkonin të jetonin të lirë në vendin e tyre. Reçaku e tronditi botën dhe e zhveshi para opinionit ndërkombëtar fytyrën e vërtetë të dhunës dhe gjenocidit të ushtruar ndaj popullit të Kosovës.
Kujtimi i viktimave të Reçakut është obligim moral dhe historik, për të mos harruar kurrë, për të kërkuar drejtësi dhe për të mos lejuar që e vërteta të mohohet.
Lavdi të rënëve dhe nderim i përjetshëm për martirët e Reçakut.