Urime Dita e Veteranëve të UÇK-së!
Nderojmë me respekt dhe mirënjohje ata që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke bërë sakrifica të jashtëzakonshme me në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët pikërisht me datën 30 dhjetor të vitit 1991 bënë ofenzivën e parë kundër forcave pushtuese.
Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë simbol i guximit, heroizmit dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Ata meritojnë gjithmonë nderim dhe falënderim.