Sot udhëhoqa takimin e fundit për vitin 2025 të Ekipit Komunal për Mbrojtjen e Fëmijëve. Gjatë këtij takimi, dikasteret përkatëse paraqitën raportet e tyre vjetore preliminare, duke pasqyruar angazhimin dhe punën e bërë gjatë gjithë vitit.
Në ditët në vijim do të vazhdojmë punën në mënyrë të detajuar për hartimin e raportit përfundimtar, i cili më pas do t’i paraqitet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim në fillim të vitit 2026.
Si kryetar i komunës dhe udhëheqës i këtij ekipi, mbetem i përkushtuar që mbrojtja dhe mirëqenia e fëmijëve të jetë një prioritet i vazhdueshëm i institucioneve tona.