Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi së bashku me qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit realizuan ndezjen e ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit.
Sonte pata kënaqësinë që, së bashku me qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit, të realizojmë ndezjen e ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit, duke sjellë atmosferë festive dhe gëzim në hapësirat tona publike.
Me këtë rast, u ndanë edhe dhurata për fëmijët, si një shenjë kujdesi dhe përkushtimi ndaj brezit më të ri.
Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit me SharrCem SH.P.K dhe Alba Group, me ç’rast falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme të tyre dhe përkushtimit ndaj komunitetit të Hanit të Elezit.
Ju uroj të gjithëve festa të gëzuara dhe një Vit të Ri me shëndet, paqe dhe mbarësi!