Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara se Komuna e Hanit të Elezit organizon një diskutim publik lidhur me Raportin e Punës së Kryetarit të Komunës, me qëllim informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në procesin e dhënies së mendimeve dhe propozimeve të tyre.
Takimi publik do të mbahet me datë 31.12.2025, tek Salla e Takimeve në Objektin e Komunës, duke filluar nga ora 10:00.