Kryetari Mehmet Ballazhi pret nxënësin Aldin Bushi, i cili u shpall fitues i vendit të parë në garën kombëtare “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbërt 2025”.
Ishte krenari që sot në zyrën time prita nxënësin Aldin Bushi, i cili u shpall fitues i vendit të parë në garën kombëtare “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbërt 2025”.
Kjo garë ishte në kuadër të kategorisë instalacion kreativ me titull “Shpikja ime e qëndrueshme”, e organizuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).
Aldinin e uroj për kreativitetin, angazhimin dhe mesazhin frymëzues në promovimin e efiçiencës së energjisë dhe përdorimit të burimeve të ripërtëritshme.