Kryetari Mehmet Ballazhi merr pjesë në ekspozitën “Bashkëbisedim me nënloken” e piktorit Fetah Shehu, në kuadër të agjendës për shënimin e 28 Nëntorit!
Hapet ekspozita “Bashkëbisedim me nënloken” e piktorit Fetah Shehu
Sot, në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e ekspozitës “Bashkëbisedim me nënloken” të piktorit të njohur Fetah Shehu.
Kjo ekspozitë sjell para nesh një cikël veprash që pasqyrojnë me realizëm të jashtëzakonshëm skena nga lufta e fundit në Kosovë. Secila pikturë është e ngarkuar me emocione të forta dhe histori të dhimbshme, të cilat autori i ka krijuar me një mjeshtëri që duket thuajse fotografike.
Këto vepra dëshmojnë punën e gjatë dhe përkushtimin e artistit, përmes punës së të cilit po përjetësohet historia e vuajtjes së shqiptarëve, si plagë për të mos u harruar asnjëherë.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 5 Dhjetor, prandaj ju ftoj të gjithëve ta vizitoni dhe ta përjetoni nga afër këtë rrëfim artistik që na kthen tek kujtesa jonë kolektive.