Patëm një takim shumë frytdhënës me z. Egzon Gerxhaliu, menaxher i projektit të organizatës CARE International ku diskutuam rreth mundësive për projekte të përbashkëta me komunën në të ardhmen.
Gjatë takimit fokusin e vendosëm tek zhvillimi i qëndrueshëm, me theks në:
përkrahjen e ekonomisë lokale
mbështetjen e bujqësisë
zhvillimin e agroturizmit
Besojmë se përmes bashkëpunimit dhe ideve inovative, mund të krijojmë mundësi të reja për komunitetin dhe gjeneratat e ardhshme.