Kjo mbledhje ishte edhe e fundit për këtë mandat të Kuvendit të Komunës.
Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit falënderoi këshilltarët e kuvendit të komunës, ekzekutivin e komunës si dhe shërbyesit civil për angazhimin dhe kontributin e tyre për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Komunës.
Në këtë mbledhje kuvendi shqyrtoi këto pika të tendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Buxheti i komunës për vitin 2026 dhe parashikimet buxhetore për vitin 2027-2028.
3. Kërkesë për rritjen e buxhetit të Komunës Hani i Elezit nga tejkalimi i projeksionit të të hyrave vetanake për vitin 2025.
4. Propozim vendim për planin e punës së kuvendit të komunës për vitin 2026.
5. Informatë mbi fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.
6. Propozim vendim për ryshqyrtim të aktit normativ.
7. Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazi si dhe drejtorët e drejtorive të komunës.