Parku Memorial “Bllaca 99”, tashmë i njohur për vlerën dhe karakterin e tij historik, është vendi ku e kaluara takohet me të ardhmen.
Mes gjelbërimit, aty ku gjatë luftës së fundit kaluan mbi gjysmë milioni qytetarë të Republikës së Kosovës, sot Komuna e Hanit të Elezit ka bashkëinvestuar për ta kthyer këtë hapësirë në një pikë turistike që ruan dhe përcjell historinë.
Investimet e realizuara përfshijnë:
Asfaltimin e Rrugës “Eksodi 99”
Ndriçim publik
Hapësirë për amfiteatër të hapur
Shtigje ecjeje
Gjelbërim të lartë
Në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, hapësira e brendshme e trenit do të shndërrohet në muze si një dëshmi e gjallë që do të flasë për historinë brez pas brezi.