Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Menduh Kaloshi”, ka organizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në ambientet e QKMF-së. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 16 dhurues.
Ky është aksioni i dytë për dhurim gjaku i realizuar brenda tre muajve, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm për ndihmë dhe solidaritet ndaj atyre që kanë nevojë.